E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet me jetë Ilir Meta. Dyshimet e para (VIDEO)

Meta ne vilen e tij te Gjiri i Lalezit

(E PERDITESUAR)- Kreu i LSI-së dhe ish numri 2 i qeverise deri në 14 janar të këtij viti, Ilir Meta është kërcënuar me jete. Kërcënimi ndaj Ilir Metës mendohet se ka lidhje me pallatin e tij në zonën e Bllokut. Edhe pse Ilir Meta ka deklaruar se e ka paguar atë 450 mijë euro, burime nga hetimet tregojnë se përfituesit nuk kanë marrë shumën. Pos kësaj atyre u është ofruar një marrëveshje për ta riblerë pallatin më shtrenjtë se e kanë shitur, po nga Meta. Kjo po hetohet si një nga pistat e kërcënimit, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar.

Pas denoncimit për këtë, pranë Policisë së Shtetit, kjo e fundit ka marrë në mbrojtje zotin Meta me shërbim të përforcuar te sektorit te mbrojtjes se dëshmitarëve. Burime nga Ministria e Brendshme e konfirmojnë këtë lajm, duke bere me dije se kërcënimi është bere përmes një mesazhi telefonik dhe nga jashtë Shqipërisë, por nuk thuhet asgjë për përmbajtjen konkrete te tij. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh dhe menjëherë pranë viles ne Gjirin e Lalzit, ne pronësi te zotit Meta, janë vendosur një Humer, një Range Rover një BMW 5, por dhe një furgon policie, qe ruajnë 24 ore ne 24 sigurinë e kreut te LSI-se dhe familjes se tij. Po kështu i gjithë ambienti qe rrethon këtë ndërtesë është pajisur me një numër te konsiderueshëm kamerash vrojtuese. Vizion Plus pasi ka mësuar lajmin qe është tentuar te mbahet sekret, ka filmuar pamjet nga vila ne Gjirin e Lalzit, ku vete zoti Meta duket ndërsa merr rreze dielli, ndërsa ne derën e banesës se tij është parkuar Hameri me ekipin qe i mbron jetën. Ilir Meta ka një çështje te hapur ne Gjykatën e Larte për korrupsion pasiv për shumën 700 mije euro, pas denoncimit nga ish-ministri Dritan Prifti, i cili regjistroi një bisede ne zyrën e tij me zotin Meta, ku flitej për para ne këmbim te licencave e favoreve te tjera. Nga ana tjetër, edhe vete zoti Prifti pretendon te jete kërcënuar me jete, e duket se te dy ish miqtë e dikurshëm janë ne te njëjtën pike: te dy te kërcënuar me jete e te marre ne mbrojtje nga strukturat policore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›