E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto ne Paris fton biznesmenet per investime

Ekzistojnë mundësi të mëdha për biznesin francez për të rritur më tej prezencën në ekonominë shqiptare. Kështu i është drejtuar ministri i ekonomisë Edmond Haxhinasto, pjesëmarrësve të forumit të biznesit të organizuar nga agjencia shtetërore për promovimin e investimeve, në Paris të Francës. Në fjalën e mbajtur ministri Haxhinasto foli për mundësitë e shumta që ofron për investitorët e huaj në Shqipëri, duke u nisur nga pozicioni i favorshëm gjeografik, aksesi me tregun rajonal, resurset natyrore dhe njerëzore që ka Shqipëria si dhe garancia që ofrohet duke qenë se vendi ynë është anëtar i NATO-s dhe aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Haxhinasto përmendi gjithashtu edhe politikat ekonomike e fiskale që praktikohen nga shteti shqiptar dhe që kanë garantuar qëndrueshmëri në rritjen ekonomike. “Investoni në sektorin energjetik, në atë minerar, në hekurudha, turizëm dhe bujqësi”, iu ka propozuar ministri Haxhinasto përfaqësuesve të rreth 50 koorporatave dhe kompanive franceze, pjesëmarrëse në këtë forum. Ministri nuk ka lënë pa përmendur projektet e mëdha energjetike që ka vendi sikundër janë projekti i Vjosës, Skavicës apo projekti TAP. Të pranishëm në takim kanë qenë gjithashtu ambasadorja franceze në Shqipëri zonja Moro, senatori Berson dhe deputeti Le Borg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›