Idrizi paralajmeron rezoluten per ceshtjen came

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar se do të paraqesë në parlament një rezolutë për cështjen came, duke vënë përpara përgjegjësisë të gjitha partitë politike në vend. Idrizi cilësoi se kjo do të ndodhë brenda pak ditësh.
Ndërkohë ministri i jashtëm grek Dimitri Avramopoulos ka përforcuar qëndrimet e tij ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha mbi shtrirjen e Shqipërisë etnike. Në një intervistë për të përditshmen e Athinës, "Parpolitika" kreu i diplomacisë greke thotë se KE duhet të adresojë një paralajmërim të ashpër ndaj Shqipërisë.
“Vendosa të anuloj vizitën, pasi kërkova riformulimin e deklaratës, deklarata të tilla e kanë kthyer rajonin tonë në më të keqen e së kaluarës . Ne duam marrëdhënie miqësore të fqinjësisë së mirë dhe do të vazhdojmë të marrim iniciativa në këtë drejtim, por për çështjet e dinjitetit dhe integritetit kombëtar nuk hyjmë në diskutime. Këtë mesazh Tirana e mori në mënyrë të qartë”- shprehet ministri grek.
Gjatë festimeve të 100-vjetorit ministri i jashtëm grek anuloi vizitën e tij në Tiranë pas përmendjes së Prevezës nga kryeministri.