Drejtori i policisë rrugore: Rrugët kryesore të hapura
“Në të gjithë territorin e vendit janë shtuar masat dhe situata është nën kontroll. Rrugët kryesore janë të hapura, paçkas incidenteve të vogla të shkatuara ditën e sotme në autostradën Tiranë –Durrës”. Ky është konfirmimi i marrë për “Ora News” nga drejtori i policisë rrugore Vullnet Topallaj, në një lidhje të drejtëpërdrejtë telefonike.
Policia e Shtetit ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjitha akset nacionale, nisur nga përkeqësimi i situatës së motit.
Drejtori i policisë rrugore këshilloi të gjithë shoferët që të marrin masat me vendosjen e zinxhirëve dhe njëkohësisht theksoi se policia është nën kontakt të vazhdueshëm me prefektet e drejtorive të rrugëve.