Akuzat e Martit, Del Ponte: Të nisin hetimet për trafikun e organeve
BUENOS ARIES- Ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla del Ponte bën apel për fillimin e hetimeve penale për personat e dyshuar si të përfshirë në trafikun e organeve.
Reagimi vjen një ditë pas zbulimit të detajeve të raportit të raportuesit të Këshillit Europian Dick Marti, në të cilën akuzohen liderët kosovarë përfshirë këtu dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për trafik organesh njerëzore dhe krime të tjera në përfundim të konfliktit në Kosovë.
Raporti, i miratuar dje në unanimitet në Këshillin Europian duket se i jep të drejtë pretendimeve të ish-kryeprokurores së Hagës të botuara në librin e saj “Gjuetia” në lidhje me trafikun e organeve të robërve serbë në veri të Shqipërisë.
Për Del Ponte e cila aktualisht është ambasadore e zvicrës në Buenos Aires “janë argumentet në librin ‘Gjuetia’ të cilët quan në këtë hetim”.
“Në pranverën e 2008 tërhoqa vëmendjen me historitë e besueshme të mbledhura nga prokuroria e Hagës rreth sekuestrimeve, dhe zhdukjeve të personave në Kosovë në 1999, dhe mbi disa të dhëna se disa viktimave, të këtyre rrëmbimeve ishin vrarë në kuadër të një trafiku organesh. Këto deklarata të raportuara në librin tim të kujtimeve “Gjuetia” ishin mbështetur në dëshmi të besueshme dhe të verifikueshme, të cilat ishin mbledhur gjatë një misioni në territorin e republikës së Shqipërisë nga hetuesit e Hagës dhe misioni i Kombeve të bashkuara në Kosovë UNMIK, në prezencë të një prokurori të qeverisë shqiptare”- thekson Karla del Ponte në intervistën e saj të parë ekskluzive për faqen online sëissinfo.ch.
Në takimin e zhvilluar me gazetarët e të mërkurën pasdite në Buenos Aires, ( detajet e raportit të Martit u zbuluan të martën nga the Guardian) ambasadorja zvicerane në Argjentinë shprehu një përzierje ndjenjash mes shqetësimit dhe kënaqësisë përballë këtij raporti.
“Jam e tronditur dhe thellësish e pikëlluar nga rezultatet e prezantuara në këtë raport paraprak dhe nga fakti se heqja e organeve- domethënë, vrasja e qëllimshme e të burgosurve me një qëllim të caktuar për ti hequr organet për fitim- është organizuar nga anëtar të nivelit të lartë të UCK-së, përfshi këtu dhe persona të cilët sot kanë pozita të larta në qeverinë e atij vendi”- thotë gjykatësja.
Del Ponte vë në dukje heshtjen e autoriteteve kosovare dhe shqiptare në lidhje me deklaratat e paraqitura në librin e saj Gjuetia dhe flet për “një ngurrim të medias dhe autoriteteve përgjegjëse për ti ndjekur ato”
“Autoritetet e Kosovës dhe qeveria e prokuroria e Shqipërisë nuk kanë kanë kryer asnjë kontroll mbi deklaratat që janë bërë në librin tim. Dhe tani mohojnë akuzat e rënda që përmban raporti i Këshillit Europian”- nënvizon ish kryeprokurorja e Hagës.
Jo vetëm kaq ambasadorja është e “tronditur” nga zbulimet e raportit, i cili argumenton se provat e mbledhura gjatë misionit të prokurorisë së Hagës dhe EULEX në Shqipëri, së bashku me disa prova të tjera janë shkatërruar për shkak të neglizhencës dhe pa u vënë në dijeni dhe dhënë miratimin nga Prokuroria e Hagës.
“ I lutem BE, SHBA dhe shteteve të tjera të interesuara, dhe OKB ti sigurojë EULEX dhe Shqipërisë të gjithë mbështetjen politike dhe materiale të nevojshme për të nisur hetimet penale dhe ndjekje penale për të gjithë personat e dyshuar se kanë marrë pjesë në këto krime”. apelon Karla del Ponte.
Për Karla del Ponte është e qartë që bota ka nevojë për një sistem më të mirë për t’i siguruar organe të shëndosha të sëmurëve të cilët u duhet të mbijetojnë. “Por shtrembërimi i trafikut të organeve njerëzore, dhe refuzimi i njerëzve për të besuar se kriminelët janë në gjëndje të vrasin njerëz të pafajshëm me qëllim heqjen e organeve të tyre për ti shitur, reflekton, ndoshta, ngurrimin e medias dhe të gjyqësorit për të nxjerrë në dritë këto probleme dhe ngurrimi i autoriteteve përgjegjëse për ti ndjekur ato.”
Gjithashtu i lutem të gjithëve të intesifikojnë përpjekjet për të zhvilluar dhe zbatuar aftësitë e nevojshme për zbatimin e ligjit dhe çrrënjosjen e trafikut të paligjshëm të organeve, sidomos "heqja e organeve' nga qeniet njerëzore kundër vullnetit të tyre”.
“Le të sigurojmë që akuzat e KE të kthehen në një thirrje derisa komuniteti ndërkombëtar të bëjë atë që duhet për të zgjidhur këtë problem” mbyll intervistën e saj ambasadorja zvicerane.
(Intervisten e Karla del Ponte mund ta lexoni ne http://www.swissinfo.ch/ita/politica/Kosovo:_la_rivincita_di_Carla_Del_Ponte.html?cid=29041646)
(Suela Gera/BalkanWeb)