E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme në disa akse rrugore

Rreshjet e dëborës që kanë mbuluar të gjithë territorin e vendit, kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në akse të ndryshme rrugore. Disa makina janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të mbulimit të rrugës nga dëbora. Probleme janë hasur edhe në Korçë, ku temperaturat kanë zbritur 12 gradë nën zero, duke bërë që në qafën e Qarrit qarkullimi i makinave të bëhet vetëm me anë të zinxhirëve. Ndërsa në Mat kanë mbetur të blokuara disa komuna për shkak të trashësisë deri në 50 cm të dëborës. Rreshjet e dëborës kanë rënë në disa qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Tropoja, Kukësi etj. Mësohet se në rrugët e mbuluara nga rreshjet e dëborës është hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›