Durrës, dëbora zbardh qytetin pas 13 vitesh
DURRES- Për dy orë radhazi Durrësi ka qenë sot paradite nën pushtetin e dëborës. Durrsakët kujtojnë se për herë të fundit dëbora ka rënë kaq e dendur më 10 mars të vitit 1987.
Sheshet dhe rrugët e qytetit u zbardhën shumë shpejt, megjithatë njerëzit kanë qenë të kujdesshëm në lëvizje.
Po aq të kujdesëshëm janë treguar drejtuesit e automjeteve, të cilët në qytetin bregdetar nuk kanë përvoja të tilla.
Sipas burimeve të prefekturës, thuajse në të gjitha bashkitë dhe komunat e qarkut ka rënë dëborë, por më shumë probleme ajo ka paraqitur në rrugët e fshatrave malorë të komunës së Cudhisë në rrethin e Krujës.
(d.b/BalkanWeb)