E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i ri i arsimit në Berat pushon 10 drejtorë nga puna për shkak të reformës

Emërimi i drejtorit të ri të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Berat, është shoqëruar deri dhe me masa  ekstreme. Beqir Baçi sapo ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Arsimit në qytetin e Beratit ka larguar nga puna rreth 10 drejtues të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme. Masa këto që do të ndikojnë në finalizimin e reformave në këtë sektor sa delikat po dhe aq të rëndësishëm

e jetik në përgatitjen e kontingjentit të ardhshëm të dijes. Burime pranë D.A.R. bëjnë me dije se Beqir Baçi, drejtori i sapo emëruar ditët e fundit ka firmosur largimet nga puna të dhjetë drejtorëve të shkollave, në fshatrat Lapardha, Kutalli, Lumas, Veretik, etj. Po sipas të njëtit burim masat e mara do të ndikojnë në përsosjen e mësimdhënies, organizimin e punës, frekuentimin e nxënësve, disiplina, mirëmbajtja e ambientit etj. Largimet e drejtorëve dhe zëvendësimi i tyre me të tjerë kuadro, arsimtarë mësohet se ka prekur sistemin nëntë vjeçar dhe atë të mesëm. Po sipas burimeve nga kjo drejtori vendimi për largimet e drejtuesve është bërë për të rritur nivelin e ecurisë në shkolla, komunikimin me komunitetin e prindërve, pushtetit vendor, senatet e këtyre shkollave etj, ndërkohë që janë zëvendësuar me drejtues më të specializuar dh me kriteret bashkohore që kërkon vetë stati i kohës. Sipas burimeve nga DAR mësuesit që sapo kanë marrë detyrën e re janë me master si edhe me gjuhë të huaj. Vetë shefi i kuadrit  pranë kësaj drejtorie Adriatik Otobashi është shprehur për median se ndonëse drejtuesit e shkollave kishin hartuar planet e punës deri në fund të këtij viti shkollor, ardhja e drejtorit të ri është shoqëruar me disa largime për të cilat deri tani nuk ka pasur kontestime. Nga ana e tyre ish drejtuesit e shkollave duket se kanë pranuar ti kalojnë në heshtje largimet duke mos pranuar të flasin rreth këtij problemi, ndërkohë që brenda javës dhe në vijim kanë filluar të zbatohen rregulla strikte në orarin e mësimdhënies, disiplinën ne shkolla dhe frekuentimin e orëve të mësimit. Ndërsa burime nga DAR, pohojnë se do të ketë lëvizje të tjera jo vetëm në drejtuesit e shkollave por dhe në zëvendësit dhe kudo ku do të dalin probleme në mësimdhënie, disiplinë e frekuentim.


A. Shehu

Last Updated on E Hene, 26 Prill 2010 20:58

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›