E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Kryetarin e Asamblese Konsultative te Mbreterise se Arabise Saudite Abdullah Bin Mohamed Bin Ibrahim Al-Sheik.

9 nentor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Asamblese Konsultative te Mbreterise se Arabise Saudite Abdullah Bin Mohamed Bin Ibrahim Al-Sheik dhe delegacionin qe e shoqeronte ne kuader te vizites se tij zyrtare ne vendin tone.

Dy personalitetet e larta vleresuan marredheniet shume te mira qe ekzistojne midis Shqiperise dhe Mbreterise se Arabise Saudite dhe shprehen besimin per vazhdimesine e metejshme te tyre nepermjet shkembimit te vizitave te nivelit te larte. Ne kete kuader bashkebiseduesit nenvizuan rendesine e bashkepunimit nderparlamentar si fushe me interes per nxitjen e bashkepunimit te gjithanshem midis dy vendeve tona.

Ne vijim te takimit Presidenti Topi beri nje panorame te shkurter te arritjeve te politikes sone te jashtme ku nenvizoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe vendimin e djeshem te Ministrave te Brendshem te BE-se per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Kryetari i Shtetit vleresoi se Shqiperia ka te gjithe kuadrin ligjor te favorshem potencialin e mundshem te burimeve natyrore por dhe ato njerezore per zhvillimin e bizneseve ne fusha te nje interesi te vecante si dhe garanton siguri dhe nje klime te volitshme per thithjen e investimeve te huaja ne vend. Ne kete kontekst Presidenti Topi vuri ne dukje se ne mirepresin nje prani me te madhe te investitoreve te sektorit privat saudit edhe nepermjet financimit te projekteve ne sektore te rendesishem per zhvillimin e vendit si turizmi infrastruktura etj.

Duke diskutuar per situaten dhe realitetin e ri gjeopolitik ne rajonin e Ballkanit Presidenti Topi shprehu mirenjohjen per qendrimin korrekt te Arabise Saudite si dhe njohjen e Kosoves duke kerkuar njekohesisht qe Mbreteria e Arabise Saudite te ndikoje ne Organizaten e Konferences Islamike per rritjen e numrit te njohjeve te reja.

Nga ana e tij Kryetari i Asamblese Konsultative te Mbreterise se Arabise Saudite Abdullah Bin Mohamed Bin Ibrahim Al-Sheik shprehu mirenjohjen dhe kenaqesine per kete takim me Presidentin Topi dhe ne pergjithesi per faktin qe ndodhet ne Shqiperi ne nje atmosfere kaq festive dhe optimiste si rrjedhoje e arritjes se madhe per popullin shqiptar liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian duke e quajtur ate nje cast i arte per popullin shqiptar dhe vendin tone. Shqiperia eshte ne rruge te mbare drejt anetaresimit ne BE dhe populli shqiptar e meriton plotesisht integrimin ne familjen evropiane. - theksoi Abdullah Bin Mohamed Bin Ibrahim Al-Sheik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›