Kryeministri Berisha pershendet konferencen Investimet per trajtimin e ujerave te ndotura ne zonat bregdetare
Kryeministri Berisha pershendeti sot punimet e konferences Investimet per trajtimin e ujerave te ndotura ne zonat bregdetare te organizuar ne Tirane nga Dhoma e Tregtise Italiane me pjesemarrjen e perfaqesuesve te qeverise shqiptare te biznesit italian dhe atij shqiptar.
Kryeministri Berisha vleresoi organizimin e kesaj konference te fokusuar mbi mjedisin si nje mundesi e mire per te diskutuar mbi kete problematike te rendesishme per zhvillimin e vendit. Duke bere nje ekspoze te zhvillimit te ekonomise shqiptare reformave te ndermarra nga qeveria dhe prioriteteve Kryeministri theksoi se qeveria eshte e vendosur te respektoje parimet me solide ekologjike.
Duke u ndalur ne vecanti ne zhvillimin e turizmit dhe problematiken qe e shoqeron ate si kaosi urban trajtimi i mbetjeve dhe ujerave te zeza Kryeministri tha se qeveria eshte e gatshme te mobilizoje fonde dhe resurse buxhetore per te shmangur ndotjen per te bere qe ujerat shqiptare te jene ujerat me te paster e Shqiperia te behet gjithnje e me shume terheqese. Turizi theksoi Kryeministri po behet nje nder profilet kryesore te ekonomise shqiptare dhe Shqiperia ka te gjitha mundesite te vendose modelin me ekologjik si modeli me i pershtatshem per njeriun. Kryeministri ftoi investitoret italiane te konsiderojne investimet ne kete sektor. Ne i kemi te gjitha mundesite ti permbahemi ketij modeli. Ju keni burime te medha financiare keni know-how-n e nevojshem Shqiperia ofron kushtet me lehtesuese.
Me gjere ne fjalen e tij Kryeministri u shpreh
Se pari deshiroj tju pershendes shume perzemersisht dhe tju falenderoj per organizimin e ketij takimi te sotem te perqendruar ne nje nga problemet me te rendesishme te zhvillimit te ketij vendi mbrojtjes dhe zhvillimit te mjedisit.
Shqiperia eshte nje vend i cili po merr ritme te shpejta zhvillimi. E verteta eshte se pavaresisht krizes financiare europiane dhe boterore ndonese u pasqyrua ne ekonomine shqiptare ekonomia e Shqiperise qe nga te paktat ekonomi ne Europe ne mos me gjere qe nuk njohu recesionin qe nga te paktat ekonomi ne Europe qe mbajti nje rritje ekonomike vitin e kaluar 3.5 perqind ndersa kete vit do te jete absolutisht mjaft me e larte.
Ekonomia shqiptare po fiton profile te reja dhe nje nga profilet me kryesore eshte bere turizmi. Ne qofte se ka nje gje qe ka pasur rritje marramendese ne keto 5 vitet e fundit kjo ka qene turizmi. Nga 300 mije vizitore te numeruar ne vitin 2004 ky vit ka te gjitha gjasat te mbyllet me 3.5 milion vizitore pra me nje rritje mbi 10 here. Kjo shtron para nesh detyra te medha per mbrojtjen dhe zhvillimin e metejshem te mjedisit. Ne qofte se veshtron brigjet tona te deteve dhe lumenjve gjen ne keto brigje problematika shume serioze ne disa nga qytetet te lidhura me nje kaos urbanistik te tyre te lidhura me problematike serioze te trajtimit te mbetjeve dhe ujerave te zeza. Por ne qofte se veshtron bregun ne teresi ky eshte bregu me i paster eshte bregu qe pret zhvillimin. Eumlshte ne vullnetin tone qe te ecim duke respektuar parimet me solide ekologjike ta zhvillojme kete breg te mrekullueshem ne qindra e qindra kilometra te virgjer jashte kritereve te babezise por bazuar ne kriteret e ruajtjes se mjedisit dhe zhvillimit te tij. Ne kete kontekst une do te ftoja investitoret italiane te konsiderojne shume seriozisht pjesemarrjen ne nje zhvillim te tille ne interesin e tyre me te mire por edhe ne interesin e vendit.
Investimet italiane jane investimet e para ne Shqiperi dhe shpresojme qe gjate viteve qe vijne ato te perqendrohen ne zhvillimin e turizmit ne kete vend mbi baza e parime teresisht te reja. Brigjet e virgjera shqiptare te deteve dhe liqeneve i ofrojne plotesisht keto mundesi. Nderkohe qeveria eshte e vendosur te beje cdo gje per nje klime sa me miqesore per ju investimet tuaja. Eumlshte fakt i pamohueshem se sot ne qendrojme 28 pike me lart se mesatarja e vendeve te OECD-se per fillim biznesi qendrojme 7 pike me lart se mesatarja e vendeve te OECD-se per investime ne sektore te ndryshem. Eumlshte fakt i vertete se Qendra Kombetare e Licencimit po funksionon ne menyre te shkelqyer dhe qeveria se shpejti instalon institucionin e ri te investimeve te huaja ne Shqiperi AIDA-n e cila ne fakt do te funksionoje pothuaj me parimin e lsquoone stop shop. Kjo Agjenci qe konstituohet gjate ketyre 10 diteve kryesohet nga kryetari i Keshillit te Ministrave dhe perbehet nga disa ministra dhe perfaqesues te biznesit privat. Nderkohe po shqyrtohen te gjitha procedurat ne menyre qe tju lehtesojme sa me shume barren burokratike. Persa i perket barres fiskale ju gjeni ketu barren fiskale me te ulet ne Europe.
Ne kemi nje vershim turistik. Nderkohe ne jemi te angazhuar nen nje moto se sa me shpejt te jete e mundur as edhe nje pike uje i ndotur te mos derdhet ne detet e liqenet tona. Nje nisme kjo shume ambicioze por plotesisht e mundur. Ne u jemi mirenjohes donatoreve per ndihmen e cmuar. Qeveria gjermane ajo japoneze Kooperacioni Italian kane dhene nje ndihme shume te cmuar ne kete drejtim. Sikunder qeveria eshte e gatshme te mobilizoje fonde dhe resurse te medha buxhetore per te shmangur ndotjen e per te bere qe ujerat shqiptare te jene ujerat me te paster dhe Shqiperia te behet gjithnje e me shume terheqese per qytetaret e vendit tuaj dhe qytetaret e te gjitha vendeve te Europes.
Heqja e vizave per te cilat qeveria italiane ka dhene nje kontribut te vecante eshte nje akt madhor besimi qe sebashku me anetaresimin e Shqiperise ne NATO jane dy pasaportat me te shkelqyera te besimit ndaj Shqiperise dhe shqiptareve jane ftese dhe apel per investitoret italiane europiane dhe nga e gjitha bote qe te investojne ne kete vend. Dinamizmi i tij eshte nje magnet i vertete. Dhe kjo po ndodh. Investimet ne kete vend po rriten. Kete vit krahasuar me vitin e kaluar investimet e huaja jane rritur 30 perqind. Po ashtu eksportet e Shqiperise drejt vendit tuaj dhe atyre te BE-se jane rritur kete vit me 60 perqind. Pra ka nje dinamizem te vertete dhe ky dinamizem po vjen ne rritje. Ndaj ju bej thirrje te konsideroni seriozisht investimet ne Shqiperi. Le te vendosim ketu modelin me ekologjik i cili eshte edhe modeli me i pershtatshem per njeriun por ketu ne i kemi te gjitha mundesite ti permbahemi ketij modeli. Ju keni burime te medha financiare keni know-how-n e nevojshem Shqiperia ofron kushtet me lehtesuese. Ndaj le ta shnderrojme kete ne nje histori te vertete suksesi. Ju falenderoj edhe nje here perzemersisht zoti kryetar per kete nisme te shkelqyer qe ke marre sikunder dhe te gjithe te pranishmit.
09/11/2010