Garancia Berisha leter Brukselit Do respektojme me dinjitet liberalizimin e vizave

- Ngerci politik asnje kompromis qe bie ndesh me Kushtetuten te hapur per bashkepunim me opoziten
- Liberalizimi enderr e bere realitet dhe nje premtim i mbajtur nga kryeministri
Shefi i ekzekutivit Sali Berisha ka percaktuar direktivat vetem 2 dite pas vendimit historik te Keshillit te Ministrave te BE duke garantuar institucionet e Brukselit se autoritetet shqiptare dhe qytetaret do respektojne me perpikmeri rregullat e udhetimit pa viza ne hapesiren Schengen. Berisha informoi sot ne mbledhjen javore te Qeverise se duke filluar nga dita e sotme do tu dergoje nga nje leter 27 kryeministrave vendeve te Unionit Europian per tu percjelle garancine se vendimi i heqjes se vizave do respktohet plotesisht nga pala shqiptare. Sot do tu coj leter 27 kryeministrave te BE garanci se shqiptaret do respektojne me dinjitet liberalizimin e vizave- tha kreu i qeverise. Berisha ka porositur ministrat e tij qe te marrin masa per periudhen pas hyrjes ne fuqi te vendimit diku nga 15 dhjetori. Ne kete kontekst kryeministri tha se fletepalosje per kushtet e udhetimit duhet te shperndahen ne te gjitha familjet shqiptare. Ate duhet tua postojme 800 mije apo 1 milion familjeve shqiptare sa jane letren informuese qe te sqarojme se cpermban ky proces. Edhe nje here jetojme ne nje bote demokratike dhe nuk duhet ne asnje rrethane qe te krijohet ne qytete te ndryshme ku shqiptaret do te shkojne qe te mos krijojne probleme. Une kam bindjen se sic jane surprizuar ata qe kane ardhur ne Shqiperi po keshtu ato do te surprizohen kur te faktohet se shqiptaret do te jene me korrekt- vuri ne dukje kryeministri. Duke iu rikthyer vendimit historik te dy diteve me pare Berisha tha se marrja e vizave ishte nje proces i veshtire dhe delikat. Vendimi lsquopro heqjes se tyre qe u dha pak dite me pare nga Ministrat e Bashkimit Europian ishte procesi me i veshtire e delikat. Premtova liberalizimin qe ne vitin e pare te qeverisjes time dhe mos mbajtja e ketij premtimi do te ishte fatalitet politik- theksoi kryeministri. Berisha risolli ne vemendje se nga dita e premtimit deri ne daten 8 nentor ka zhvilluar takime dhe lobing deri ne realizimin e vendimit. Punuam per permbushjen e 120 kritereve per heqjen e vizave. Per shqiptaret ky ishte procesi me i veshtire dhe natyrisht edhe vendimi per i rendesishem per ta. Dua te shpreh mirenjohjen time me te thelle Komisionit Evropian komisioneres Malstron PE-se reporteres per Shqiperine etj per vendimin e tyre historik per ti dhene lirine e levizjes qytetareve me te izoluar ne historine e Evropes- deklaroi me tej para anetareve te kabinetit qeveritar kryeministri Sali Berisha.
Berisha Asnje kompromis qe bie ndesh me Kushtetuten te hapur per bashkepunim me opoziten
Kreu i mazhorances Sali Berisha deklaron se me opoziten nuk do kete asnje marreveshje qe shkon pertej Kushtetutes dhe ligjeve te shtetit. Ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Ministrave Berisha iu referua raportit te Komisionit Europian ne te cilin kriteri politik ishte nje nga shkaqet e shtyrjes se statusit te vendit kandidat per Shqiperine kryeministri tha se do te bashkepunoje me opoziten por jo ne shkelje te librit themeltar te shtetit. Ne do bejme ne cdo rast dhe cdo rrethane qe ligji te qendroje mbi qeverine qe ligji te qendroje mbi opoziten. Ne rast se qeveria shqiptare mund te imagjinoje ta shnderroje kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon kryetari i PS kjo nuk mund te ndodhe- tha Berisha. Sic eshte bere tradite e kesaj qeverie edhe kete here kryeministri pohoi se raporti do te shnderrohet ne nje program pune ndersa do te njoftohet Komisioni Europian per cdo pasaktesi qe mund te kete brenda tij.
Me zotin Pierre Mirel eshte rene dakort qe ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4 apo 5 javeve do ja percjellim Komisionit ne menyre me te argumentuar- tha Berisha.