E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve Opozita po perhap lajme destabilizuese

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i bënë thirrje opozitës mos të përhap lajme destabilizuese dhe dezinformuese për lejet e të burgosurve. Pasi asnjë i burgosur nuk është me leje, pasi të gjitha lejet shpërblyese dhe te veçanta janë pezulluar që nga data 17 qershor. 
Sipas zyrës së shtypit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të gjitha lejet janë pezulluar, duke përjashtuar vetëm rastet e veçanta kur të burgosurit kanë ndonjë rast vdekjeje. 
Për momentin, sipas burgjeve, nuk ka asnjë të burgosur jashtë sistemit të dërguar me leje.
Vetëm gjatë muajit qershor 2013, deri më datë 18 të këtij muaji, në gjithë sistemin e burgjeve janë dhënë vetëm 62 leje, të cilët janë kthyer brenda ambienteve të burgut. 
Sipas burgjeve, publikimi në media e të dhënave për personat e dënuar, vë në rrezik sigurinë individuale dhe të institucionit, çka i bëjnë thirrje organit të akuzës të hetoj rastet. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›