Nishani Nuk jam semure po kryej detyren

Presidenti Nishani në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë informacionet se ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nishani garantoi qytetarët se është në krye të detyrës dhe se po e kryen atë në përputhje të plotë me detyrimet kushtetuese.
Sipas tij burime burime të papërgjegjshme kanë dezinformuar mediat. Kreu i shtetit në këtë komunikim me mediat theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së sotme ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit.
“Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të vërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”, deklaroi Nishani.
“Axhenda ime gjatë ditës së sotme ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite të sukseshme në Izrael, mblodha në KLD dhe më pas iu drejtova banesës në Durrës për t’u bashkuar me familjen, nga ku dhe mësova lajmin e rremë mbi gjendjen time shëndetësore”.