E Diel, 1 Nëntor 2026

PPE Berisha pune te shkelqyer per integrimin dhe zhvillimin

Partitë Popullore Europiane shprehën besimin se më 23 qershor shqiptarët do të votojnë përsëri Sali Berishën. Ata thanë se i besojnë Berishës dhe i quajtën mbresëlënëse reformat që forcuan ekonominë e vendit dhe kthyen Shqipërinë në model rajonal per ndalimin e krizës ekonomike. Sipas PPE, sopcialistët mbajtën vendin peng duke mo s votuar për 230 ditë tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për statusin e vendit kandidat

Familja e tij politike e europiane i jep mbështetje të plotë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike.

Përmes një deklarate Partitë populloore europiane dhe presidenti I tyre ëifred martens velrësojnë qeverinë shqiptare të kujdesshme dhe me stabilitet, të aftë për të marrë vendimet e duhura në këtë kohë të vështirë ekonomike dhe financiare në Bashkimin Europian.

E cilësojnë partner te besueshem kur PPE përmend si arritje në drejtimin e Berishës anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe progresin drejt integrimit Europian.

E quajnë me vullnet të fortë politik qeverinë e tij dhe mbresëlënëse reformat e implementuara të cilat kanë garantuar rritje pozitive ekonomike. Madje për PPE Shqiperia eshte bërë një model rajonal për ndalimin e krizes ekonomike.
“tre ligjet e kërkuara nga komisioni europian më në fund u votuan në parlamentin shqiptar, pas nje bojkoti dhe bllokimi mbi 230 dite nga partia socialiste, e cila kerkon ta mbaje vendin peng dhe te bllokuar ne te kaluaren” thuhet në deklaratën e PPE, ku shprehet mbeshteje ndaj Sali Berishës dhe siguri se shqiptaret do të rijapin votëbesimin e tyre për Partinë Demokratike të dielën.
Ne jemi besimplote se zgjedhjet e 23 Qershorit do të shënojnë një hap të rëndësishëm përpara për Shqipërinë drejt integrimit Europian të saj” mbyllet mesazhi i Partisë Poullore Europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›