E Diel, 1 Nëntor 2026

Keputet ashensori i pallatit 9 katesh humbet jeten nje femije nje tjeter plagoset

Po ngjiteshin në katin e dyte por dera e ashensorit pesoi avari. Femija 3 vjeç nuk mundi te dale ne kohe, kurse nena dhe kusheriri shpetojne. Sria Begici humbi jeten kur ashensori i pallatit pesoi difekt. Ngjarja ndodhi ne lagjen 1 te qytetit te Durresit.
Momenti fatal erdhi sapo hapej dera dhe dy femijet e nena e viktimes do dilnin jashte. Vogelushi ngeli brenda ne platformen e ashensorit I cili fillimisht u ngjit me shpejtesi lart ne katin e nente dhe me pas u perplas poshte ne katin e pare.
I plagosur rende ne kete ngjarje mbeti edhe femija tjeter qe u dergua ne Spitalin Ushtarak. Nje grup hetimor u ngrit per kete ngjarje qe konsiderohet aksidentale. Policia po heton shkakun I prishjes se ashensorit dhe nisi marrjen ne pyetje te shume banoreve te pallatit.
Ende nuk ka ndonje te ndaluar nga pergjegjesit e ndërtimit te objektit apo te atyre qe administronin pallatin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›