Drejtoria e Pergjithshme rmosen levizjet e 6 drejtoreve
Ministri kthen mbrapsht propozimet per ndryshimet e drejtoreve te policise. Ai ka firmosur vetem disa nga ndryshimet duke mos prekur aktualisht drejtoret e policise ne qarqe nderkohe qe ish-zevendesdrejtori i policise Hamdi Fjora eshte emeruar drejtor i Akademise se Rendit. Nderkaq ministri i Brendshem ka firmosur edhe per Muhamet Rrumbullakun i cili ishte i komanduar deri ne momentin qe Lulzim Basha u kthye nga Brukseli. Disa ndryshime te tjera kane ndodhur ne Drejtorine e Pergjithshme por duket se levizjet e drejtoreve te policise ne qarqe jane shtyre per ne nje moment tjeter.
Sipas te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit sic dihet pese dite me pare dha doreheqjen Hamdi Fjora nga funksioni i zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Menjehere drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj komandoi ne vend te tij Muhamet Rrumbullakun i cili priste kthimin e ministrit Basha per pranimin e doreheqjes. Por nga krahu tjeter nisen skenaret per ndryshime thelbesore ne polici ku prekeshin nje pjese e mire e drejtoreve te policise ne qarqe. Megjithate kjo nuk ka ndodhur per shkak te konsultimeve me ministrin i cili ka kerkuar qe levizje te behen ne nje kohe me te vonshme me qellim qe mos te krijohet kaos ne radhet e policise. Sa u perket ndryshimeve disa prej tyre jane kryer pavaresisht se ne qarqe eshte treguar kujdes duke mos prekur drejtoret. Ne keto kushte policia tha se ministri ka firmosur largimin e Muhamet Rrumbullakut nga detyra e drejtorit te Drejtorise se Forces se Posacme Operacionale dhe emerimin e tij si zevendesdrejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit per Sigurine Publike. Nderkaq per keto levizje mesohet se drejtor i Forces se Posacme Operacionale eshte emeruar Nikolin Bala i cili eshte liruar nga detyra e drejtorit Kunder Krimeve te Renda.
Madje per kete drejtori drejtori i Pergjithshem i Policise ka kerkuar qe atje te dergohet keshilltari i tij Jashar Vreka i cili qendronte ne kete funksion prej nje kohe te gjate. Ne funksionin e keshilltarit te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit eshte emeruar Shkelqim Saco i cili eshte liruar nga detyra e drejtorit te Drejtorise se Arsimimit Policor ne Departamentin e Trajnimeve. Ne vend te tij eshte emeruar Nazmi Kotarja i cili deri dje mbante funksionin e drejtorit te Akademise se Policise. Ne kete funksion eshte vendosur te emerohet Hamdi Fjora qe dha doreheqjen nga zevendesdrejtor i Pergjithshem.
Sipas te dhenave nga policia ndryshimet pritet te vijojne edhe ne te ardhme por duket se ato nuk do te kryhen njeheresh me qellim per te shmangur kaosin ne radhet e policise dhe per te mos pesuar ulje ne punen profesionale te tyre. Megjithate mesohet se ndryshimet do te kryhen pikerisht per shkak te ngjarjeve te renda ne vendin tone. Madje shpesh here ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ka pasur mbledhje sidomos per ceshtjen e vrasjeve si nje krim i rende dhe qe eshte shqetesues ne te gjithe vendin. Madje burimet tregojne se shifrat jane rritur ne krahasim me nje vit me pare nderkohe qe zbulueshmeria eshte shume e dobet sidomos per vrasjet mafioze. Aktualisht drejtoret e policise ne qarqe nuk jane njoftuar per ndonje levizje por situata pritet te qendroje keshtu deri ne muajin nentor sepse burimet tregojne se do te kete ndryshime te tjera.