E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni Ngjarja ne misionin ne OKB duhet te hetohet ne detaj

Deputeti i PS-se Do te therrasim ministrin e Jashtem ne interpelance

Opozita do ti kerkoje kryetarit te Komisionit parlamentar te Sigurise Kombetare te therrase ne komision ministrin e Jashtem per te raportuar ne lidhje me ngjarjen e zhdukjes se nje kompjuteri ne perfaqesine tone diplomatike ne Nju Jork. Pas raportimit te ketij fakti nga gazeta Shqip ky qendrim konfirmohet nga ana e nenkryetarit socialist te komisionit Ilir Gjoni ne nje interviste per gazeten Shqip.

Si e gjykoni gjendjen e sigurise ne perfaqesite tona diplomatike nisur nga nje dokument i publikuar ne gazeten Shqip behet e diturqe ne perfaqesine tone ne Nju Jork zhduket ne menyre te papritur nje kompjuter i cili permban dokumente te klasifikuara

Lajmi i dhene ne gazeten tuaj eshte shume shqetesues dhe perben nje alarm serioz per tere institucionet tona te sigurise. Nga ajo cka kuptoj prej informacionit te dhene ne Shqip shihet qarte se ka nje hendek te madh sa i perket nivelit te sigurise ne perfaqesite tona diplomatike dhe kjo shikohet dhe ne fjalet e ambasadorit tone te cituara nga gazeta juaj Kushtet e sigurise jane jashte cdo norme te mendueshme apo te pranueshme. Natyrisht nuk dua ta pergjithesoj kete fakt pasi me mungon informacioni por lajmi eshte shqetesues. Materiali i botuar ne gazete te con ne nje sere pyetjesh e problemesh qe kane te bejne si me sigurine ashtu dhe me pergjegjshmerine e autoriteteve duke filluar nga drejtuesit e MPJ-se e deri tek ata te misionit te cilet duhet tu binin kambanave te alarmit prej kohesh jo kur ndodhi grabitja. Ketu nuk dua te paragjykoj asnje prej punonjesve te misionit pasi ka gjasa qe ata dhe kolege te tjere ne misionet tona jashte ta kene informuar dikasterin e MPJ-se. Kjo eshte dicka qe duhet hetuar me ne detaj. Si rregull minimal ne menaxhimin e informacionit te mbrojtur apo ndryshe te klasifikuar duhet qe asetet ne rastin konkret laptop-i te jene te kycura ne kasaforte apo dollape te sigurt. Informacioni dhe asetet e klasifikuara duhen mbajtur ne vende te sigurta te miratuara paraprakisht ne perputhje me rregullat e percaktuara te sigurise. Gjithsesi e ndjej per detyre te nenvizoj faktin qe Shqiperia nuk perben nje rast te vecante per sa u perket ketyre problemeve. E kam fjalen per rrjedhje informacioni apo raste te humbjes se teknologjise sensitive madje ky problem per ne eshte relativisht i ri. Dua te nenvizoj me force faktin se shteti yne ka mjaft kuadro specialiste te afte ne fushen e sigurise te cilet jane te perkushtuar ne maksimum ne permbushjen e detyrave te tyre ne shume raste sensitive e delikate nje pjese e mire e te cileve jane ne hije per shkak te natyres se punes qe kryejne por dhe te modestise e pasionit me te cilin ata e kryejne kete detyre. Shqetesimi im dhe ai i opozites ka te beje me ndergjegjesimin e autoriteteve drejtuese shteterore per ti kushtuar vemendjen e nevojshme ekzigjencave te kesaj fushe sic eshte siguria kombetare ku nje element i rendesishem eshte ruajtja e sekretit shteteror si dhe e kerkesave te herepashershme dhe te justifikuara te specialisteve dhe profesionisteve.

Me konkretisht do tu referohem diskutimeve qe ne beme para disa muajsh ne Kuvend ne lidhje me buxhetin e rishqyrtuar. Mjaft nga kerkesat dhe objeksionet e opozites se paku ne Komisionin e Sigurise Kombetare lidheshin pikerisht me permbushjen e nevojave financiare per te garantuar mbulimin efikas te gjithe games se veprimtarise se punes se institucioneve te sigurise ku perfshihen vecanerisht SHIU MB MM etj. Apeli per ndihme nga disa prej institucioneve te sigurise adresuar Kuvendit dhe qeverise ra ne vesh te shurdher dhe ja cndodh kur gjithcka politizohet kur kerkesat legjitime te institucioneve dhe mbeshtetja e opozites keqinterpretohen dhe instrumentalizohen duke u perceptuar si lufte politike. Jo ky nuk eshte rasti. Me institucionet e sigurise nuk mund te luhet aq me pak te besh lodra politike. Edhe rasti konkret qe ju i referoheni ka te beje pikerisht mbi ate cka ne shprehim shqetesim te vazhdueshem nevojen per mbeshtetje serioze nga ana e qeverise qofte me burime financiare ashtu dhe njerezore te sherbimit te jashtem dhe sherbimeve inteligjente ne menyre qe te garantohet siguria e institucioneve tona dhe ajo e informacioneve sensitive tanime jo vetem per Shqiperine por dhe partneret tane nderkombetare anetare te Aleances se Atlantikut Verior. Me vjen keq te konstatoj por me gjithe perpjekjet dhe arritjet ne kete fushe ende nuk eshte krijuar kultura e nevojshme burokratike shteterore per te menaxhuar me kujdes dhe vigjilence informacionin shteteror. Mjafton te permend faktin se qeveria dhe institucionet tona te sigurise kombetare kane nenshkruar rishtazi kontrate per unifikimin e perdorimit te komunikimit celular me nje prej kompanive celulare me kapital dhe menaxhim teresisht te huaj. Kuptohet qe nuk ka asgje te keqe per te shfrytezuar sherbimet e ofruara por nje marreveshje e tille eshte bere ne mungese te legjislacionit i cili rregullon perdorimin ruajtjen dhe sekretimin e informacionit shteteror si dhe vendos parametra sigurie ne marredheniet mes institucioneve shteterore dhe operatorit privat. Ne jemi deshmitare qe mjaft pune shtetaret i kryejne permes kontakteve telefonike kryesisht celulare. Informacioni qe qarkullon jo nga te gjithe kuptohet mund te perbeje interes per agjencite e huaja inteligjente dhe jo gjithnje eshte i ruajtur nga interceptimet. Kjo sa per tju dhene nje shembull se sa vulnerabel jemi potencialisht dhe realisht ne menaxhimin e informacioneve me rendesi shteterore.

Nga ana tjeter ne Komisionin e Sigurise Kombetare ju keni shprehur shqetesim ne lidhje me rrjedhjen e informacionit qe Shqiperia zoteron duke qene pjese e NATO-s. Mund te na e shpjegoni me qarte se per cfare behet fjale

Ka pasur nje keqkuptim me e pakta dhe me e keqja nje deshire per ta bere lajmin sa me sensacional e komercial. Ne Komisionin e Sigurise nuk eshte deklaruar asnjehere se vendi yne ka shitur informacion apo eshte bere burim i dhenies se informacionit te NATO-s. Dua ta ritheksoj edhe nje here se nuk jemi dhe jam i bindur as nuk do te jemi delja e zeze e rrjedhjes se informacionit te NATO-s. Shqetesimi ka qene per te ndergjegjesuar koleget e komisionit dhe strukturat e shtetit per te qene gjithnje ne alert per sa i perket menaxhimit te informacioneve sensitive.

Cilat jane masat qe do te ndermerren nga ju dhe perfaqesues te tjere te opozites per keto ceshtje

Ne si opozite nuk mund te marrin ndonje mase ne kuptimin e atyre administrativo-financiare por do te vijojme te insistojme duke kerkuar ne forumet politike media Komision te Sigurise Kuvend etj. qe qeveria tu kushtoje vemendje te posacme ceshtjeve te sigurise kombetare dhe ne menyre te vecante marrjes se masave te nevojshme qe do te garantojne siguri te plote te menaxhimit te informacioneve qe perbejne sekret shteteror. Ne kete kuader une personalisht ne bashkepunim me koleget e tjere te opozites ne Komisionin e Sigurise do ti kerkojme kryetarit te Komisionit parlamentar te Sigurise Kombetare qe te therrase ne nje seance degjimore ministrin e Puneve te Jashtme per te raportuar per rastin konkret te pasqyruar nga gazeta juaj si dhe njekohesisht per tere sistemin e sigurise ne perfaqesite diplomatike edhe sherbimin tone te jashtem ne teresi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›