Drejtoria e Sigurise Ushqimore nuk kontrollon ushqimin, rrezikohet vale infeksionesh

Shqiptaret rrezikojne qe te marrin semundje dhe infeksione nga me te ndryshmet, per shkak te mungeses se kontrollit higjieno-sanitar te ushqimeve qe konsumojne. Dizenteria do te jete nje nga semundjet "me te lehta" per ne, ndersa bruceloza rrezikon te perhapet me ritme mjaft te shpejta. E gjithe kjo, per shkak te mungeses se inspektimeve dhe masave qe duhet te marre Drejtoria e Sigurise Ushqimore ne Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, te cilen e drejton specialistja Valbona Paluka. Jane vene ne dukje shume shkelje te kushteve higjieno-sanitare nga kjo drejtori, dhe eshte folur per masa te rrepta e penalizime, por gjithcka ka mbetur ne kontekstin e fjaleve te nderthurura bukur. Sepse, ne fakt, kjo drejtori nuk ka marre asnje mase qe ne te konsumojme ushqim te sigurt. Pak dite me pare, specialistja e Institutit te Shendetit Publik, Silva Bino, leshoi alarmin e shperthimit te brucelozes ne vendin tone, duke sqaruar qe ajo vjen kryesisht prej bulmetrave dhe mishit. Dhe ne fakt, nuk ka se si te mos ndodhe nje gje e tille. Djathi, qumeshti, gjiza, apo mishi i gjedheve shiten ne kushte skandaloze. Nga ana tjeter kjo situate vazhdon te mbetet e njejte dhe ende nuk ka asnje mase nga MBUK-ja per shmangur pasojat qe mund te vijne si pasoje e zgjerimit te hartes se kesaj semundjeje. Te ekspozuara ndaj baltes, pluhurit, rrezikojme qe, pervec ajrit, kete ndotje ta marrim edhe nepermjet ushqimit. Drejtoresha e Sigurise Ushqimore ka premtuar nderkohe kushte luksi, ndersa nuk ploteson dot as ato me emergjentet. Drejtoria e Sigurise Ushqimore, e kryesuar nga Paluka, kujdeset per imazhin e saj, per t'u treguar njerezve qe po punohet shume. Kete gje e ben duke bere premtime publike qe nuk realizohen kurre. Tashme, duket se jane vete qytetaret, te cilet per te shmangur problemet shendetesore kane zgjedhur konsumimin e ushqimeve ne supermarketet e kontrolluara si Euromax dhe Conad. Edhe para nje viti, ajo deklaroi se ne shishet e qumeshtit nuk tregtohet vetem qumesht, por (ruajna Zot) edhe produkte te tjera te dyshimta, si dhe uje ne masen 30 per qind. E megjithate, serish ne tregjet tona tregtohet qumesht po ne keto lloj kushtesh te rrezikshme per shendetin tone. Bilanci eshte i dhimbshem. Radhet e te helmuarve jane shume te gjata ne Spitalin Infektiv...
3 Tregjet Me te medha te kryeqytetit, ai i Uzines "Dinamo", prane Stacionit te Trenit dhe tregu prane "21 Dhjetorit" jane me problematiket per sa u perket kushteve te renda higjieno-sanitare. Megjithate, nuk eshte marre asnje mase permiresimi.
Nje pjese e madhe e personave qe jane trajtuar ne spitale si pasoje e vapes kane pasur probleme shendetesore te ardhura nga konsumi i ushqimeve te pakontrolluara. Jane pikerisht kushtet e keqija te tregtimit te tyre qe kane sjelle edhe helmimin e pacienteve.
3 Tregjet Me te medha te kryeqytetit, ai i Uzines "Dinamo", prane Stacionit te Trenit dhe tregu prane "21 Dhjetorit" jane me problematiket per sa u perket kushteve te renda higjieno-sanitare. Megjithate, nuk eshte marre asnje mase permiresimi.
Nje pjese e madhe e personave qe jane trajtuar ne spitale si pasoje e vapes kane pasur probleme shendetesore te ardhura nga konsumi i ushqimeve te pakontrolluara. Jane pikerisht kushtet e keqija te tregtimit te tyre qe kane sjelle edhe helmimin e pacienteve.