Mozlei padit tabloidin ne gjykate
Shefi i garave te Formula 1, Maks Mozli, ka nisur tashme luften gjyqesore me tabloidin anglez, per skandalin seksual, ne te cilin 68-vjecari eshte perfshire ne muajin mars. Mozli ka mberritur ne Gjykaten e Larte te Londres per te nisur veprimet legale mbi ceshtjen e perfolur, pasi tabloidi "Nees of the Eorld", e kishte raportuar ceshtjen si orgji e stilit nazist me 5 prostituta. 68-vjecari insiston se kjo nuk ka lidhje me nazizmin, por, sipas tij, "Nees of the Eorld" ka prekur jeten e tij private. Ne seancen e pare degjimore, avokatet e Mozlit kane pranuar interesin e klientit te tyre ne praktikat sadomasokiste, por ka kundershtuar sjelljen naziste ne kete ceshtje. Sipas tyre, 5 prostitutat nuk jane trajtuar si te internuara ne nje kamp perqendrimi dhe ai nuk ka dhene kurre urdhra si nje oficer SS. Ne fakt, ka qene pikerisht stili nazist qe i ka dhene permasa te jashtezakonshme skandalit: personazhi eshte pikerisht i biri i famekeqit Osvald Mozli, qe mes dy lufterave boterore krijoi Bashkimin Britanik te Fashisteve, duke shprehur admirimin per Hitlerin e Musolinin.