E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e Dhomes Kombetare te Avokatise refuzojne mbrojtjen e Dritan Dajtit

Vazhdon bllokimi i procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Asnjë avokat që ndodhet në listën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Tiranës nuk e merr përsipër mbrojtjen ligjore të Dajtit. Të fundit që refuzuan të marrin në mbrojtje Dajtin, janë dy titullarët më të lartë të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. 
Kryetari Maksim Haxhia dhe zv/kryetari Fatmir Brraka, edhe pse ishin caktuar kryesisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda për mbrojtjen e Dritan Dajtit, ata nuk u paraqiten në gjyq. Sipas gjykatës, Haxhia dhe Brraka nuk e marrin përsipër mbrojtjen e Dajtit, duke e cilësuar caktimin e tyre në shkelje të ligjit për shkak se emrat e tyre nuk ndodhen në listën e avokatëve kryesisht. 
Ndërkohë, nëpërmjet medias Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka shpërndarë një njoftim zyrtar, ku e cilëson Gjykaten e Krimeve të Rënda të dështuar dhe si të paaftë për kryerjen e detyrës që i takon në zhvillimin e një procesi të drejt dhe ligjor mes palëve. 
Vet Dajti, përsëriti kërkesën që Gjykata t’I caktoi një avokat mbrojtës për të vazhduar normalisht procesin gjyqësor.  
Dritan Dajti, akuzohet për vrasjen e 4 policëve, shokut të tij dhe plagosjen e një kalimtari të rastit në momentin kur policia po tentonte ta arrestonte në vitin 2009 në Durrës.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›