E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesit e "Taci Oil": Historike vizita e Realit te Madridit

Presidenti i kompanise "Taci Oil", Rezart Taci priti ne aeroport ekipin e Realit te Madridit dhe zhvilloi takimin e pare me homologun e tij Florentino Perez. Ekipi i Realit te Madridit pas mberritjes, u sistemua ne ambientet e hotel "Sheraton". Nderkaq, para konferences per shtyp qe dhane madrilenet foli Anika Taci, numri dy i kompanise, qe organizoi edhe miqesoren e djeshme, Gramozi-Real Madridi. "Dua te falenderoj presidentin e Realit, Florentino Perez qe i dha tifozeve te shumte ne Shqiperi shansin per te pare nga afer ekipin e Realit te Madridit", - theksoi Anika Taci.

Kristiano Ronaldo premton nga Tirana: Do te shenoj me shume gola ne Madrid
Futbollisti i Realit te Madridit, Kristiano Ronaldo u shpreh ne Tirane, pas mberritjes me ekipin e Realit te Madridit se ndihet me i qete, krahasuar me disa muaj me pare kur ishte me Portugaline dhe u ndesh me ekipin tone kombetar, ne "Qemal Stafa". Portugalia fitoi ne kohe shtese dhe me shume veshtiresi arriti qe te kualifikohej ne finalet e Kupes se Botes. Tensioni gjate gjithe ndeshjes, per te arritur maksimumin ndaj kuqezinjve ka shoqeruar lojtarin me te mire ne bote, gje qe eshte pranuar pas vizites se djeshme nga asi i futbollit boteror. "Heren e pare, kur erdha ne Shqiperi, isha pak zyrtar dhe i nervozuar, pasi ishte ndeshje e rendesishme per kualifikimin e kombetares sone, per ne finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Tani jam me i qete, sepse do te luhet nje ndeshje miqesore", deklaruar sulmuesi portugez para se Reali te zbriste per here te pare ne historine e tij, ne tapetin e blerte te stadiumit "Qemal Stafa". Kristiano Ronaldo nuk ka pasur te njejtin rendiment pas bashkimit me Realin e Madridit, ne vere te vitit te kaluar, por premtoi ne Tirane se do te kthehet shume shpejt ne forme te shkelqyer. "Me ka shqetesuar shume fakti qe nuk kam mundur dot qe te shenoje gola kohet e fundit me ekipin e Realit te Madridit. Punoj gjithmone me nje stil te njejte dhe jam i sigurt se do te shenoj gola ne te ardhmen per ekipin tim", - theksoi Kristiano Ronaldo. Ish "Topi i Arte" beri edhe krahasimin nga koha kur ishte ne premier Lige me Mancester Junajtid dhe momentit aktual qe po perjeton ne radhet e Realit. Portugezi Kristiano Ronaldo kaloi gjate veres ne radhet e Realit te Madridit, pas mega-ofertes qe shkoi deri ne 95 milione euro dhe theu rekordin boteror te transferimeve. - "Isha shume i lumtur me ekipin e Mancester Junajtid por gjithashtu jam shume i lumtur edhe ne Madrid. Familja ime e dashuron shume qytetin e Madridit," - eshte shprehur Kristiano Ronaldo gjate vizites se djeshme ne Tirane.

Kaka: Jam i lumtur pas kalimit tek Reali
Braziliani Kaka vizitoi per here te dyte Shqiperine, ne te njejtin turne, por me nje ndryshim, se luante me nje fanelle tjeter. Kaka me pare ishte ne Tirane me Milanin, ku luajti per turneun "Taci Oil" dhe ekipi i tij fitoi ndeshjes, pas goditjeve nga pika e bardhe. Braziliani kaloi gjate merkatos se veres te Reali i Madridit dhe u kthye serish ne kryeqytetin tone, ne ndeshjen e trete te turneut te "Taci Oil". "Jam i lumtur qe kam vendosur qe te luaj per ekipin e Realit te Madridit", - theksoi Kaka, gjate konferences se djeshme. "Do te doja qe te isha nje lojtar vendimtar per ekipin tim. Kam kaluar nje moment demtimi gjate koheve te fundit. Performanca ime eshte me shume natyrale. Gradualisht do te jap serish maksimumi tim", - perfundoi braziliani Kaka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›