Drejtuesit e “Vetro energy” konferencë në Tiranë

Drejtuesit e “Vetro energy”, kompanisë fituese e cila do të marrë me koncesion Albpetrolin do të prezantohen sot për herë të parë për publikun shqiptar.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se kjo kompani do të zhvillojë një konferencë për shtyp sot në orën 13:00 në hotel “Rogner” ku drejtuesit e saj do të shpalosin të gjitha strategjitë për të drejtuar Albpetrolin.
Ndërkohë ditë më parë, qeveria shpalli fitues të tenderit për privatizimin e Albpetrolit kompaninë amerikane “Vetro energy” e cila kishte edhe ofertën më të mirë prej 850 milionë euro.
Rreth kompanisë “Vetro energy”
“Vetro Energy” është një kompani operuese dhe menaxhimi me qendër në Singapor dhe Hjuston të Teksasit, SHBA, që ka për objektiv investimet në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit në mbarë botën. Drejtuesit e “Vetro Energy” kanë përvojë në këtë fushë në çdo kontinent të botës që prodhon naftë dhe gaz”.