Ja shtetet me korrupsionin më të madh në botë

Organizata Botërore e Ekonomisë ka publikuar listën e renditjes të 144 shteteve të botës në të cilat bëhen më shumë pagesa jo ligjore dhe jepet ryshfeti më i madh.
Sipas njoftimit të ISNA, në listën e publikuar në këtë fushë nga Organizata Botërore e Ekonomisë, Zelanda e Re është vendosur në krye të kësaj liste dhe konsiderohet si shteti që ka më shumë korrupsion.
Finlanda dhe Singapori gjenden në vendin e dytë dhe të tretë. Shtetet si Danimarka, Islanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Luksemburgu, Norvegjia, Katari dhe Suedia radhiten nga vendi i katër deri të dhjetën.
Në fund të kësaj liste gjenden shtetet si Bangladeshi, Bolivia, Guineja, Çadi, Burundi, Mali, Jemeni, Kirgizistani, Benini dhe Algjeria.