E Diel, 1 Nëntor 2026

Maloku: Krasniqi s`duhej të pranonte të jetë "kryetar i hajdutëve"

Ish-nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se kryeparlamentari Jakup Krasniqi duhej që akuzat për vjedhje votash t`i bënte menjëherë pas zgjedhjeve.

Maloku tha se Krasniqi deklaratat për vjedhje votash do të duhej t`i bënte pas zgjedhjeve, e jo të pranonte të bëhej "kryetar i hajdutëve".

Edhe Driton Selmanaj nga KDI, mendon deklaratat e Krasniqit rreth ligjshmërisë së Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, është dashur të thuhen më herët, e jo të pritej kaq gjatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›