E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesit e çalik Holding vizituan zonat e përmbytura

 Orhan Xhoshkun (Orhan Coskun), President i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin dhe Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile, vizituan banorët dhe biseduan me ta lidhur me gjendjen e tyre. Ata theksuan se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave. Po ashtu. Xhoshkun dhe Taskin vizituan shtabin e emergjencës ngritur në Prefekturën e Shkodrës. Ata u takuan me ministrat, Basha, Olldashi, Imami, Vasili si dhe deputetin e zonës së Dajçit Uldedaj, duke shprehur mbështetjen për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate. “Është në themel të parimeve të Çalik Holding të ndihmojmë njerëzit në nevojë sidomos në fatkeqësi natyrore siç janë përmbytjet. Ne erdhëm këtu, takuam njerëzit dhe autoritetet dhe  ndoqëm nga afër situatën dhe e pamë vetë që banorët janë në një situatë shumë të vështirë. Ne e shohim si detyrë t’i ndihmojmë ata dhe mendojmë se është edhe puna jonë të jemi pranë tyre. Janë 150 mijë euro në total për këta qytetarë,  120 mijë Euro që do jepen “cash” në llogarinë e hapur për ta, pra në të holla, ndërsa 30 mijë euro të tjera  do të jepen në formë ushqimesh për zonat e prekura, për ata që kanë nevojë”, deklaroi Orhan Xhoshkun (Orhan Coşkun), President i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore. Nga ana e tij,  Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile deklaroi se me gjithë problemet në këtë zonë, Eagle ka dhënë shërbim të vazhdueshëm te telefonisë. “Ne si Eagle Mobile, krahas ndihmës së dhënë, i japim një rëndësi të veçantë shërbimit në këtë zonë. Me gjithë ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike ne kemi vajuar të japim shërbimet tona pas asnjë ndërprerje duke mbuluar më sinjal të gjithë zonat e prekura. Po punojmë që banorët e prekur, me gjithë këtë situatë të vështirë të paktën të mos kenë pengesë në komunikimin me njëri tjetrin”, theksoi Taksin. Tre kompanitë e Çalik Holding në Shqipëri, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile dhuruan 150 mijë euro. Gjatë ditës së sotme (e hënë) tre kompanitë do të depozitojë 120 mijë euro sot në “cash” në llogarinë e çelur për të prekurit, ndërsa po gjatë ditës do të dërgohen në Shkodër ndihmat në ushqime me vlerë 30 mijë euro.                                                                                                   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›