Fyerja ndaj gazetarit, Mourinjo në telashe
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e federatës së futbollit në Itali, në të cilën thuhet: “Trajneri i Interit, Hoze Mourinjo, është gjykuar nga komisionit të disiplinës në lidhje me fyerjen dhe shtyrjen ndaj gazetarit sportiv Andrea Ramazoti pas ndeshjes Atalanta-Inter më 13 dhjetor 2009”.Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar, edhe klubi është thirrur për të dëshmuar mbi ngjarjen. Tekniku portugez akuzohet se ka fyer dhe ka shtyrë gazetarin e “Corriere dello Sport” , në përfundim të takimit midis Atalantës dhe Interit në stadiumin “Bergamo”.