E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia “liron” Hidink, gati për Juven

Sipas mediave ruse, federata e futbollit në vend ka lejuar teknikun hollandez nga përgjejgësia mbi kombëtaren e Rusisë. Kështu që ai mund të marrë drejtimin e Juventusit, siç bëri vitin e kaluar kur u ul në pankinën e Çelsit në mes të sezonit.Në këtë mënyrë, Hidink duket gjithnjë e më afër stolit bardhezi, megjithëse Çiro Ferrara ka deklaruar se nuk do të largohet (madje sot paradite ka zhvilluar stërvitjen normalisht). Por e ardhmja e tij do të vendoset pas takimit midis drejtuesve të “Zonjës”.Ndërkohë, ekipi është në krizë dëmtimesh, sidomos në repartin e mesfushës. Në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Napolit në mesjavë do të mungojë Sisoko (në Kupën e Afrikës), Tiago (tashmë lojtar i Atletiko Madridit), Poulsen, që u dëmtua në sfidën ndaj Milanit dhe do të jetë jashtë fushës për rreth 50 ditë dhe Markizio i skualifikuar.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›