Bie në kuotën e 290 metrave niveli i Fierzës
Sipas të dhënave, prurjet në këtë liqen janë 550 m3/sek ndërsa shkarkimet janë 900 m3/sek. Edhe në ujëmbledhësin e Komanit, prutjet janë 250 m3/sek, ndërsa shkarkimet janë 1080. Niveli i këtij liqeni ka arritur në kuotën e 170.38 metrave, nga 175 që është kuota maksimale. Për sa i përket Vaut të Dejës, prurjet janë 220 m3/sek, ndërkohë që shkarkimet janë 1350 m3/sek.