E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreke Bajrami te Partizani i Panjohur

Tirane Bashkia e Tiranes shtron tryezen per familjet ne nevoje

Dita e Fiter Bajramit ka percjelle nje mesazh paqeje dhe shprese per besimtaret myslimane ne kryeqytet. Bashkia e Tiranes ne kete dite te shenjte per myslimanet ne mbare boten organizoi nje dreke me rreth 200 besimtare kryesisht te shtresave ne nevoje ne sheshin te Partizani i Panjohur. Kreu i bashkise se kryeqytetit Edi Rama gjeti rastin tu percillte te gjithe te ftuarve ne kete dreke urimet qe simbolizon ne vetvete kjo dite e shenuar duke e konsideruar kete si nje dite te posacme ku te gjithe ne qytetare dhe qytetare te ketij vendi jemi posacerisht te kenaqur per vleren e jashtezakonshme te harmonise fetare te tolerances fetare te bashkejeteses mes te gjitha komuniteteve por njekohesisht kjo eshte nje dite reflektimi ne radhe te pare per kedo qe ka dicka ne dore per te permiresuar jeten e perbashket. Ne fjalen drejtuar besimtareve myslimane kryebashkiaku Rama ka nenvizuar serish harmonine e plote fetare qe ekziston jo vetem ne kryeqytetin tone por ne mbare vendin si shembull kuptimplote i solidaritetit dhe tolerances fetare. Rama e ka konsideruar kete si nje dite te gezuar e qe simbolizon ngjalljen e shpreses dhe miresise ku secili prej nesh i ben thirrje ndergjegjes se tij duke kremtuar besimin por njekohesisht edhe duke nxjerre ne pah perkushtimin dhe sakrificen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›