E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa Xhami e re te Parlamenti

Ne mungese te sheshit te lire 40 mije persona falin Bajramin nga ura e madhe deri te Ministria e Transporteve

Imamet e kryeqytetit ende pa mbaruar muaji i ramazanit ne nje iftar ku i pranishem ka qene edhe Kryeministri i vendit kane ngritur kerkesen per ndertimin e nje xhamie te re. Duke qene se numri i besimtareve qe falen po rritet gjithnje e me shume xhamite e kryeqytetit nuk e perballojne te gjithe fluksin. Sugjerimi i Komunitetit Mysliman ka qene per ngritjen e nje xhamie prane Parlamentit te vendit. Kjo xhami sipas tyre do te plotesoje kerkesat dhe do te jete nje ndihme per besimtaret. Po ashtu ngritja e nje xhamie te re eshte edhe nje kerkese e kohes nisur nga fluksi i besimtareve dhe mbipopullimi i xhamive qe ndodhen ne territorin e kryeqytetit. Besimtaret myslimane ne mungese te hapesires ne sheshin Skenderbej ardhur si pasoje e punimeve ne qender te Tiranes kane falur Fiter Bajramin nga ura e madhe prane piramides deri te Ministria e Transporteve. Mesatarisht kane qene rreth 40 mije besimtare te cilet jane falur dite e Bajramit pas 30 diteve te muajit te madherueshem te Bajramit. Per te gjithe besimtaret myslimane dje dita ka nisur ne falje. Qindra prej tyre jane gdhire duke u lutur dhe duke falenderuar Zotin ne xhamite e Tiranes. Nderkohe qe perreth xhamive lypsaret e personat me aftesi te kufizuara kane kerkuar lemoshe. Besimtaret kane mbledhur fondet e tyre dhe ashtu sic kerkohet kane ndihmuar familjet ne nevoje duke i perdorur parate per blerje te ushqimeve veshmbathjeve gjithcka per vepra te mira. Pasi sevapi duhet te shkoje aty ku duhet. Familjet e varfra ne gjendje te veshtire ekonomike duhet te festojne si te gjithe te tjeret. Xhamite kane nga nje arke kursimesh ku secili hedh para e me pas ato shperndahen te familjet ne nevoje. Dhenia e parave daullexhinjve apo lypsareve nuk njihet si sevap nese parate nuk perdoren per pune te mira. Per vizite ne seline e Komunitetit Mysliman shqiptar Presidenti i Republikes mbeshteti hapur kerkesat disavjecare te ketij komuniteti per nje xhami te re te madhe afer qendres se kryeqytetit.

Fiter Bajrami eshte festa e cila behet pas mbarimit te muajit te Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga ajo se myslimanet para dites se Bajramit shperndajne lemoshe solidarizohen me te varfrit keshtu per ta festuar se bashku kete feste.

Zoti ligjesoi ne fund te muajit te Ramazanit festen e Fiter Bajramit. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit nderkohe qe koha e namazit te Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa nje shtize derisa te arrije ne zenit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›