Imami ili Bota arabe porosit shtyrjen e Bajramit
Per here te pare besimtaret e rajonit te Cerrikut nuk festojne Fiter Bajramin ne te njejten dite dhe date me vellezerit e tyre islame. Ndersa paraditja e se enjtes ne te gjithe vendin eshte shnderruar ne feste madheshtore per besimtaret myslimane Cerriku bashke me disa fshatra rreth tij kane shtyre edhe nje dite me teper ciklin agjerues. Kjo shpjegohet me perfundimin e ciklit henor e qe sipas tyre korrespondon me diten e premte. Mesohet se lajmi per shtyrjen e kesaj feste islame eshte dhene rreth ores 19 te mbremjes se dites se merkure ndersa pjesa me e madhe e besimtareve te Cerrikut ishin duke bere parapergatitjet e festimit tradicional. Vete kreu i kesaj xhamie imami Kreshnik Cili ka shpjeguar arsyet e shtyrjes se kesaj feste. Sipas Cilit eshte normale qe nje dite e tille te shtyhet qofte dhe nje dite pasi nuk eshte permbushur 30-ditshi i agjerimit. Nuk eshte se ne kemi prishur rregulloren e Myftinise apo kalendarin islam per kete dite por sipas konsultimit me teologe te kesaj feje Fiter Bajrami festohet me daljen e henes se re sikurse edhe nis agjerimi me daljen e kesaj hene dhe cikli mbyllet diten e premte kur dhe ne do festojme me madheshti ka pohuar imami i xhamise se Cerrikut Kreshnik Cili. Nderkohe per rastin ne fjale nuk ka munguar edhe reagimi I Myftiut te qarkut te Elbasanit Agim Duka i cili ka sqaruar se Nuk e konsideroj ngjarje me precedente fetare por dua te them se nuk eshte ne harmoni me rregullat islame qe nje rajon si Cerriku te festoje Fiter Bajramin jo njekohesisht me te tjeret. Ne do te mblidhemi si kryesi e Myftinise shume shpejt dhe do te dalim me masa perkatese ndaj imamit te Xhematit te Cerrikut i cili eshte i emeruar provizorisht ne kete xhami ka pohuar myftiu Agim Duka. Nderkaq per sa i takon porosise se vendit arab Duka sqaroi Nuk kam informacion se nje vend i botes arabe ka dhene porosi per drejtuesit e kesaj xhamie qe per shkak te kalendarit henor kjo feste te shtyhet pas dites tradicionale ne Shqiperi dhe ne disa vende te tjera te rajonit tone. Sipas Dukes mbetet evaziv informacioni se nga cili vend arab erdhi nje porosi e tille por ka shpjeguar se rasti ne fjale nuk do te perseritet me ne territorin administrative qe mbulon myftinia e Elbasanit.