E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia e mposht Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në dy ndeshjet miqësore kundër reprezentacionit të Turqisë, të cilat janë zhvilluar të enjten respektivisht të premten në Ankara. Të përzgjedhurit e Alfred Llazarit në përballje e parë kanë humbur me rezultat të thellë 37:22. Edhe në ndeshjen e dytë hendbollistët kosovar kanë pësuar humbje me rezultat të thellë, 30:22.

Devaja takon Cengizin

Kreu i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja, dhe sekretari i saj Izet Gjinovci, të premten kanë takuar kryetarin e Federatës së Hendbollit të Turqisë, Tar?k Cengiz. Ky i fundit i ka dhuruar Devajës një fanellë të përfaqësueses së Turqisë, e cila mbante numrin 1, me emrin e njeriut të parë të hendbollit kosovar. Kreu i hendbollit turku ka dhuruar edhe ndihma (veshmbathje sportive) për Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›