Weisz, në lidhje me Craig
Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 10:12
Aktorja Rachel Weisz dhe bukuroshi i Hollywood Daniel Craig spekulohet se janë në lidhje me njëri-tjetrin pasi që i kanë kaluar Krishtlindjet së bashku.
Për çiftin thuhet se i kanë kaluar Krishtlindjet në një shtëpi të përbashkët, e cila quhet “Dream House”.
“Daniel dhe Rachel po ashtu janë paraqitur si një çift i dashuruar në film”, ka thënë një burim për tabloidin britanik “News of The World”.
“Ata qeshnin dhe kalonin kohë të gjatë së bashku, përderisa bënin edhe fotografi me adhuruesit e tyre”.