Genta, vjedh prapë
Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 10:13
Këngëtarja seksi, Genta Ismajli, e cila kohëve të fundit lansoi një këngë të re me titull “Pse ike”, të cilën e ka promovuar nëpër xhirimet televizive në televizionet kosovare dhe nëpër videokasetat e ndryshme.
Por, edhe kësaj radhe, Genta nuk i shpëton huazimit duke u hedhur në “gjah” pas një hiti të vjetër serb që e ka kënduar grupi i njohur “Djogani”, ndërsa është publikuar në Serbi në vitin 2008, kurse kënga titullohej “Znam ja” që në shqip do të thotë “E di unë”.
Djogani është grup tepër i njohur gati në gjithë Ballkanin, ndërkohë të njëjtët më herët ishin akuzuar për vjedhje të një kënge nga këngëtarja Arta Bajrami, e cila kishte paralajmëruar edhe padi ndaj tyre për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit.