E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drevs: Redutimi i forcave të KFORI-t në varësi të situatës

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs, ka thënë se reduktimi i forcave ndërkombëtare në Kosovë do të varet nga situata e sigurisë në terren.

Njoftimin se do të ketë zvogëlim të forcave të KFOR-it amerikan, Drevs e ka quajtur "plan të vjetër".

“Ky plan ka ekzistuar para ngjarjeve të korrikut në veri, kur KFOR-i kishte planifikuar t`i përgjysmonte trupat në Kosovë. Por, për shkak këtyre ngjarjeve, ky plan për zvogëlim të trupave të KFOR-it është shtyrë për një kohë të pacaktuar”, ka thënë Drevs gjatë vizitës në qytetin e Vitisë.

Sipas tij, zvogëlimi i trupave të KFOR-it do të shqyrtohet në të ardhmen nga zyrtarë të NATO-s.

Drevs po ashtu ka shprehur besimin se brenda 6-8 muajsh do të nisë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e arritur në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›