E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas kryeministrisë, Papandreu lë dhe drejtimin e PASOK

Ish-Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu pritet të japë dorëheqjen edhe nga partia që ai drejton, PASOK.

Lajmi për largimin e tij u raportua nga Reuters, e cila i referohet mbledhjes së zhvilluar me këshillin e partisë që ai drejton.

Ndër të tjera Papandreu u shpreh gjatë mbledhjes se nuk do kandidojë më për postin e Kryeministrit.

Jorgos Papandreu u largua nga posti i Kryeministrit të Greqisë në fillim të muajit nëntor, për të vijuar më pas qeverisja nga Lukas Papademos, i cili edhe aktualisht drejton vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›