Drews: Asnjë kompromis në dëm të lëvizjes së lirë
KFOR është i vendosur të garantojë lëvizje të lirë në çdo cep të Kosovës dhe zero tolerancë ndaj çdo aksioni të dhunshëm kundër organizatave ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar të enjten komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, gjatë një vizite që e ka bërë në komunën e Gjakovës.
“Nuk presim përkeqësim të situatës, por përkundrazi ndoshta përmirësim të saj. Presim një zgjidhje politike mes të qeverisë së Beogradit dhe asaj të Prishtinës, sigurisht me mbështetjen e ndërkombëtarëve, mirëpo në anën tjetër presim edhe përmirësime të raporteve të qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në pjesën veriore”, ka thënë Drews.