Tjetër masakër në Siri, 78 të vrarë në Hama

Opozita tha se forcat qeveritare therën dhe qëlluan për vdekje viktimat në një fshat të Qubairit. Damasku e dënoi masakrën, duke thënë se “terroristët”kishin vrarë nëntë persona.
“BBC” raporton se asnjëri prej raportimeve nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e përshkroi dhunën e së mërkurës si “të pafalshme”.
Kjo masakër vjen më pak se dy javë pasi 108 persona, me të cilëve 49 fëmijë dhe 34 gra, u vranë në Hula.
Analistët thonë se vazhdimi i dhunës në vend tregon se presioni diplomatik për zgjidhjen e çështjes ka pak ndikim në terren.
Të enjten pritet që i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit që të krijojë një tjetër grup kontakti për t’i dhënë fund dhunës në Siri.
/Start/F. P/
2012-06-07 14:11