Drews: Heqja e barrikadave jo problem për KFOR-in

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews, tha se “heqja e barrikadave në veri të Kosovës nuk është problem për KFOR-in, por gjërat duhet rregulluar në nivele më të larta, në mënyrë që ato të mos përsëriten”.
Ai gjithashtu tha se KFOR-i nuk po bën negociata me askënd. “Ne kemi biseduar me përfaqësues të atyre qytetarëve në veri për të gjetur një rrugë për heqjen e barrikadave, por nuk kemi negociuar me askënd. Pozita e KFOR-it është e qartë, dhe ajo është sigurimi i lëvizjes së lirë për KFOR-in, EULEX-in dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës” ka theksuar ai.
Këto komente gjenerali Drew i bëri gjatë ceremonisë së djeshme të ndërrimit të komandës në Brigadën Shumëkombëshe në Pejë.