E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drews: Nuk ka zvogëlim të trupave të KFOR-it

PRISHTINE - Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews, ka deklaruar të shtunën se nuk do të ketë zvogëlim të trupave paqeruajtëse në Kosovë, për shkak të zhvillimeve të fundit në veri.

Gjenerali Drews vlerësoi se parakusht për pakësimin e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, është mjedisi i qetë dhe i sigurt, në tërë vendin.

“Zhvillimet pas 25 korrikut në veri të Kosovës dëshmuan se ka ende shumë për t’u bërë këtu, përderisa forcat paqeruajtëse të kalojnë në fazën e tretë, që nënkupton mundësinë e zvogëlimit e trupave në terren”, -është shprehur gjenerali Drews.

Kreu i KFOR-it i bëri këto komente në kampin e forcave amerikane Bondsteel (afër Ferizajt), gjatë ceremonisë së ndërrimit të kreut komandues të Grupit Luftarak Shumëkombësh të Lindjes.

(er.nu/zeri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›