Klandestinët në Itali, Policia e Shtetit: Nuk u nisën nga Shqipëria
TIRANË- Policia e Shtetit i cilësoi tërësisht abuzive dhe të pabazuara në fakte pretendimet e ngritura për “mbërritjen nga Shqipëria në brigjet e Salentos në Itali të 57 klandestinëve afganë dhe iranianë”.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit e cilësoi këtë lajm të pavërtetë dhe sqaroi opinionin publik se nga të gjitha komunikimet zyrtare të Policisë së Shtetit me autoritetet italiane të zbatimit të ligjit, rezulton që klandestinët e kapur nuk kanë mbërritur në territorin e shtetit italian nga Shqipëria.
"Nga informacionet e marra nga homologët italianë rezulton se në datën 9 dhjetor, në orën 23.55, nga avioni “Frontex” në perëndim të Korfuzit është vënë re një mjet lundrues, i dyshuar gomone e përmasave të mëdha, i cili ishte drejtuar në drejtim të S.M. në Leuca, ku në vijim ka zbarkuar dhe klandestinët. Mjeti lundrues, pasi ka
zbarkuar klandestinët është larguar menjëherë në drejtimin nga ishte nisur dhe është humbur kontakti radar me të në afërsi të ishullit të Korfuzit, për shkak të detit shumë të trazuar”, thuhet në këtë njoftim.
Në njoftimin e Policisë së Shtetit theksohet se “brigjet shqiptare monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga aparatura të teknologjisë më të fundit bashkëkohore, si dhe nga mjete lundruese të fuqishme, të cilat bëjnë të mundur kontrollin e hapësirës ujore dhe ndërhyrjen në mënyrë të menjëhershme në rast tentative trafikimi”.
Një ditë më parë, agjencia e lajmeve Agi.it njoftoi se 57 klandestinë afganë dhe iranianë kanë arritur mbrëmjen e së premtes në brigjet e Salentos në Itali nëpërmjet 2 varkave nga Shqipëria.
(er.nu/BalkanWeb)