E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet i vetëvarur në banesën e tij 45-vjeçari

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se një 45-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Policia e Durrësit bënë të ditur se A. Haxhia, është gjetur i vetëvarur nga familjarët në apartamentin e tij. Inspektorët e policisë kanë gjetur pranë trupit të pajetë edhe një letër lamtumire të shkruar pak momente para vetëflijimit. Mësohet se 45-vjeçari kishte në pronësi një restorant pranë godinës së Universitetit të Durrësit. Forcat e policisë po punojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e vetëvarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›