E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, mungojnë fondet, qyteti zbukurohet si në 2010-ën

VLORE - Dekoret për festat e fundvitit janë vendosur që në ditët e para të dhjetorit në rrugët e qytetit të Vlorës.

Por ndryshe nga viti i kaluar, ku pati një investim të madh për dekorin e qytetit, këtë vit është investuar shumë pak. Kjo ka sjellë rivendosjen e te njëjtave zbukurime të përdorura një vit më parë, duke i dhënë qytetit të njëjtën atmosferë me 2010-n, ndërkohë që vihet re mungesa e pemës së vitit të ri.

Burime nga Bashkia e Vlorës bëjnë me dije se shumë shpenzime janë shkurtuar për shkak të mungesës së fondeve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›