E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dridhen Rusia e Japonia

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë prej 7.3 shkallësh të Richterit, ka goditur të martën në mëngjes lindjen e largët të Rusisë, njofton agjencia Reuters.

Sipas informacioneve të para, autoritet lokale nuk ka njoftuar për viktima eventuale e as nuk kanë alarmuar për ndonjë tsunami të mundshëm

Epiqendra e tërmetit, që ndodhi në orën 3 të mëngjesit sipas kohës së Evropës së Mesme, ishte në Oqeanin Paqësor, 158 kilometra në lindje të qytetit Poronaysk, në thellësi prej 625 kilometrash.

Tërmeti është ndier edhe ishullin japonez Hokkaido dhe në pjesën verilindore të Japonisë, gjegjësisht në Honshua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›