Shtyhet gjykimi për Timoshenkon

Gjykimin për ish-kryeministren Julia Timoshenko, e cila po mbahet në burg, është shtyrë deri më 11 shtator, nga Gjykata në Kharkiv të Ukrainës.
Gjykatësi Konstantin Sadivski ka bërë të ditur se shtyrja është bërë për shkak të kërkesës së prokurorëve që e pandehura të marrë pjesë në gjykim përmes video-lidhjes.
Këtë kërkesë të prokurorëve, Timoshenko, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e ka refuzuar që nga 31 korriku.
Gjykimi, i cili është shtyrë disa herë, ka të bëjë me akuzat se Timoshenko ka keqpërdorur miliona dollarë taksa, në lidhje me një kompani private të energjisë, të cilën e ka kryesuar gjatë viteve ’90.
Timoshenko, vitin e kaluar, është dënuar me shtatë vjet heqje lirie, për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve me detyrën zyrtare.
Procesin kundër saj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar si të motivuar politikisht.