Dridhet Trepça

Edhe pse me hapa të sigurt po ecën drejt titullit të kampionit, Trepça është kapluar nga një krizë e brendshme në klub.
Nënkryetari i gjelbër e zinjve, Sejdi Ibrahimi, drejtori i përgjithshëm, Eroll Vitaku dhe drejtori sportiv, Ilir Bojku, kanë dhënë dorëheqje të dielën nga pozitat e tyre të deritanishme.
Ibrahimi, Vitaku dhe Bojku i kanë thënë lamtumirë klubit gjelbër e zi, pas disa mosmarrëveshjeve që kishin me kryetrajnerin Gani Sejdiu dhe me lojtarët e ekipit në krye me kapitenin Elvis Osmani.
Në fakt, futbollistët të premten dhe të shtunën i kanë bojkotuar stërvitjet, pasi nuk i kishin marrë premitë e premtuara nga anëtarët e Kryesisë, pas fitores në ndeshjen ndaj Kosovës së Vushtrrisë.
“Lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Elvis Osmani dhe të mbështetur nga Gani Sejdiu, nuk kanë stërvitur as të premten, e as të shtunën. Ata i kanë bojkotuar stërvitjet, pasi ende nuk ua kemi dhënë secilit prej tyre nga 150 euro premi që kanë fituar në Vushtrri”, deklaroi për Express, nënkryetari i deritanishëm i Trepçës, Sejdi Ibrahimi.
“Asnjë cent lojtarëve nuk ua kemi borxh. 15 maji është data në të cilën duhet t’i marrin pagat, sipas kontratës. Ne premitë kemi dashtë t’ua japim së bashku me rrogë, më 15 maj. Por kapiteni Elvis Osmani, i cili duket se ka harruar sa paratë i ka marrë nga ne, ka organizuar bojkot. Ky është mbështetur nga Gani Sejdiu, sepse janë të lidhur mes vete, ngase banojnë në një ndërtesë. U thash pritni në stadium për një mbledhje, as që kanë pritur, por janë shpërndarë menjëherë”, theksoi Ibrahimi.
Ai tha se është ndier i zhgënjyer thellësisht me këtë veprim të lojtarëve, sikurse dy kolegët e tij, Eroll Vitaku e Ilir Bojku, me të cilët bashkërisht kanë marrë vendim për t’u larguar nga ky klub.
“Është turp për lojtarët, të cilët në këtë mënyrë keqpërdorën të mirën tonë. Më nuk do të investoj në futbollin kosovar, sepse seriozisht nuk ia vlen. Këtë e dëshmon edhe ky rast”, shtoi ai.