E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jackson nuk ishte homoseksual!

Thashethemet e fundit thanë që këngëtari i hitit “Thriler” ishte në një lidhje me një burrë para se të vdiste qershorin e kaluar janë cilësuar të pavërteta nga babi i Michael, Joe.

Ish asistenti i dermatologut të Jackson, Jason Pfeiferr tha javën e kaluar se ata kanë pasur një aferë “pasiononte dhe seksuale” pasi ishin takuar në vitin 2008 në zyrën për kujdes të lëkurës së mjekut të Michael, dr. Arnold Klein.

“Ne ishim ulur në një vend dhe papritur filluam të qajmë pasi që kishim kuptuar se gjithçka ishte OK në dashurinë tonë”, kishte thënë javën e kaluar Jason për emisionin Extra të US TV.

“Ne u përqafuam. Kjo ishte më shumë se një përqafim. Nuk kishin kaluar muaj dhe unë dhe Michael filluam të kalonim së bashku. Them se ai është biseksual. E di që e kemi dashur njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Ne kishim gjetur njëri-tjetrin”.

Për këtë marrëdhënie ka folur edhe Klein që kishte thënë se ata kishin pasur një lidhje speciale me njëri tjetrin.

Por, babi i Michael, Joe Jackson duke folur për këtë ka thënë se djali i tij nuk ishte homoseksual.

“Kjo nuk është e vërtetë. Michael nuk ishte homoseksual”, ka thënë Joe për TMZ.

“Ai (Klein) nuk ka respekt për Michael...të thotë gjëra të këtilla për të duhet t’i vije marre nga vetvetja”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›