E Diel, 1 Nëntor 2026

Drilon Hazrollaj vishet bardheblu: Ishte një zgjedhje e lehtë

Tirana ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili vjen në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerje përfundimtare të kartonit të lojtarit. Në prononcimin e tij të parë, Hazrollaj u shpreh: “Tirana është një klub i madh, ishte një zgjedhje e lehtë. Besoj te projekti, kjo më jep siguri për të ardhmen. Jam një lojtar që jap maksimumin, driblues, i shpejtë dhe golashënues”.

“Në ndeshje tifozët do e shikojnë që mundohem gjithmonë të bëj më të mirën. Shpresojmë të fitojmë trofe ashtu siç e meriton një klub i madh si Tirana. Premtimi im është që të jap 100% në fushë dhe të mos dal  zhgënjyer që nuk kam dhënë më të mirën. Po pres me padurim të takoj tifozët e Tiranës dhe të festojmë së bashku në fitoret tona.

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE | DRILON HAZROLLAJ BASHKOHET ME KF TIRANËN

KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.

22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen pas eksperiencave me FC Malishevën dhe FC Rapid 1923, duke shtuar një tjetër alternativë në organikën e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.

Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara.

Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Drilon!

Të urojmë suksese me fanellën e KF Tiranës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›