Gjermani Pako bombe per Drejtorin e Bankes

Policia gjermane po heton mbi një pako të dyshimtë e dërguar në selinë e “Deutsche Bank”, në Frankfurt e cila sipas të dhënave paraprake mbante një bombë. Burimet zyëtare konfirmuan se pakoja bombe dërguar shefit të ekzekutiv të një banke gjermane, u çaktivizua ditën e enjte prej policisë. Materiali shpërthyes iu dërgua Josef Ackermann, drejtuesit më të lartë të “Deutsche Bank”, nëpërmjet postës.
Megjithatë, ai nuk e hapi pakon e dyshimtë dhe kërkoi ekspertizën e autoriteve, pasi rrezet “X” të bankës konfirmuan se brenda ndodhej një pajisje e dyshimtë.
“Policia lokale, duke punuar me specialistët, arriti të çaktivizonte pajisje shpërthyese. Kanë nisur hetimet, por në këtë moment, nuk mund të identifikojmë dërguesin apo të komunikojmë emrat e të dyshuarve”, deklaroi policia e Heses, në një komunikatë.
Si rrjedhojë, autoritetet amerikane informuan se kanë rritur sigurinë përreth “Deutsche Bank” në Nju Jork dhe disa pika të tjera të rëndësishme, deri në momentin që do të konfirmohet se sulmi ishte një ngjarje e izoluar.