E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita, drejt këndelljes

Më në fund, ditë të mira po vijnë për skuadrën e Dritës. Klubi gjilanas është afër të këndellet pas një krize financiare, e cila ishte shkaktar pas largimit të disa donatorëve me të përfunduar kampionati i fundit.

Mirëpo, donatorët sërish kanë vendosur t’i rikthehen klubit bardh e kaltër. Kështu, shumë shpejt pritet të riorganizohet kryesia e klubit për ta angazhuar më pas trajnerin e ri dhe për t’u përforcuar me futbollistë për edicionin e ri, që nis më 18 gusht.

“Ata që u larguan fillimisht kanë vendosur të mbesin në klub. Por, shumë shpejt do të emërohet kryetari, drejtori etj. dhe bashkërisht si kryesi do ta angazhojmë trajnerin e ri, e më pas do të bëjmë edhe përforcime. Qysh tash kemi nisur të mendojmë se me cilët lojtarë të përforcohemi”, u shpreh anëtari i bordit të klubit, Fisnik Kërçeli. Sipas tij, deri kah fundi i javës së ardhshme Drita do të rehatohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›